“Lajme të mira për Gjilanin. Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me Covid19. Nga 51 rastet, i kemi dy vdekje dhe të tjerët janë shëruar plotësisht, përpos dy rasteve që janë në vetizolim. Jam shumë i lumtur që lakoren e infeksionit e kemi ul në pikën zero”.
Kështu shprehet, i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për të shtuar se, për ta bërë rezultatin e plotë, na duhet edhe pak angazhim, e edhe pak durim e respektim të masave preventive kundër përhapjes së Covid19, por duke e respektuar në plotni orarin e daljes në publik.
Ai u shpreh tutje se po punojnë, po ashtu, edhe për hapjen graduale të ekonomisë dhe operimit të bizneseve.
“Pandemia na ka përcjellë, fatkeqësisht me kronikën e zezë që kulmoi me lajmin tronditës të humbjes së Agonit tonë, studentit të shkëlqyeshëm dhe familjarit të jashtëzakonshëm. E humbën në komunikacion edhe Debatik Huruglicën, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë Hamdi Malokut. Këtyre familjeve kemi me iu qëndru afër, me krejta mundësitë tona. Dhimbjen dhe suksesin e ndajmë bashkë”, ka thënë Haziri.