(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar sot Qendrën për Punë Sociale, ku u njoftua nga drejtori Mursel Zymberi për mbarëvajtjen e punëve, sfidat dhe sukseset. Me këtë rast, kryetari Haziri i ofroi mbështetjen e pa rezervë z. Zymberi, duke thënë se Komuna e Gjilanit e ka në plan të parë zgjidhjen e problemeve sociale si dhe ato të strehimit dhe banimit.
“Natyra e punës që e bëni e di që është shumë e rëndë, por shpresoj që të gjitha mundësitë tuaja po e bëni më të mirën. Unë kam ardhur që t’ju konfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit me të gjitha kapacitetet tona, qoftë mbështetje logjistike dhe të tjera dhe bashkërisht t’u dalim në ndihmë qytetarëve në zgjidhjen e problemet”, ka thënë kryetari Haziri.
Nga ana e tij, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, duke e përkthyer si kujdes në zgjidhjen e problemeve sociale që sot ballafaqohen qytetarët tanë.
“Është kënaqësi për ne që e vizitoni këtë Qendër sepse kjo përkthehet me kujdes në ecjen përpara duke e ditur që shërbimet tona janë të lidhura ngushtë me Komunën. Po mundohemi t’i përmbushim nevojat e qytetarëve përkundër kërkesave të mëdha”, tha Zymberi. /2L ONLINE/