(2L ONLINE) – Në vazhdën e ndarjes së mirënjohjeve për njerëzit që kanë kontribuar shumë për Gjilanin, kryetari Lutfi Haziri e ka nderuar sot me mirënjohje urologun Dr. Shevqet Mehmet, i cili ka dhënë kontribut të madh në sektorin e tij si dhe në koleksionimin e gjërave të vjetra e me vlerë.
Kryetari Haziri tha se çmon lartë kontributin e doktor Mehmetit në fushën e urologjisë si dhe në atë të koleksionimit të gjërave të vjetra që e identifikojnë Gjilanin, përfshirë këtu fotografi, instrumente të ndryshme të muzikës e artit, elemente të bujqësisë e amvisërisë, për të dr. Mehmet shtuar se e ka bërë krenar Gjilanin.
Dr. Shevqet Mehmet ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen, duke premtuar se do të vazhdoj edhe më të tutje të japë kontributin e tij në lëmitë e sipërpërmendura. /2L ONLINE/