Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të fuqishme zonjat afariste, në tubimin e organizuar nga Forumi i Gruas së LDK’së, nën respektimin e masave anti-COVID-19.
Kryetari Haziri, gjatë takimit në formatin e bashkëbisedimit, ka falënderuar gratë afariste për këtë përkrahje në garën e 17 tetorit, teksa ka theksuar se me brendet e tyre, i kanë dhënë brend dhe renome Gjilanit.
“Të gjitha gratë prezente që i përfaqësojnë bizneset lokale, i keni dhënë brend dhe renome Gjilanit, duke na bërë krenarë ne të gjithëve. Në kuadër të mbështetjes për gratë, ne e kemi implementuar programin tim të përzemërt “Gratë në Biznes”, me mbështetje të fondeve IPA të BE’së. Në vitin e parë të qeverisjes, do të gjejmë mundësi që t’i subvencionojmë bizneset e prekura nga pandemia, me të gjitha kapacitetet komunale, për operim sa më të suksesshëm”, ka thënë Haziri.
Të pranishmëve i është drejtuar me mesazh të fitores edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila theksoi se asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e Komunës për gratë, në veçanti ato afariste për funksionimin më të suksesshëm të veprimtarive.
Në këtë tubim, kanë dhënë mesazhet e tyre të fitores edhe kandidatet për asamble nga radhët e LDK’së: Shpresa Kurteshi Emini (3), Afërdita Balaj – Ajdini (9), Jehona Maliqi (18), Diana Toska (12), Teuta Suliqi (15), Mizafere Ismajli (23), Drenushë Maloku (27), Drita Maliqi- Zumqe (30), Kadime Berisha (36).
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/