(2L ONLINE) – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar raportin gjashtëmujorit të parë të vitit 2014. Me këtë rast Haziri ka thënë se kjo gjykatë ka treguar një përformancë të lartë të zgjidhjes së lëndëve.
“Gjykata Themelore e Gjilanit ka arritur të zgjidh një numër të madh të lëndëve. Kur të krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se ka një efikasitet të lartë në këtë gjykatë”, ka thënë kryetari Haziri.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë këtij gjashtëmujori të parë janë pranuar115 lëndë, ndërsa janë kryer 219 lëndë.
Në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal, gjatë këtij gjashtëmujori janë pranuar 411 lëndë, ndërsa janë kryer 768 lëndë.
Në Departamentin e Përgjithshëm-Civil, gjatë këtij gjashtëmujori janë pranuar 420 lëndë, ndërsa janë kryer 662 lëndë.
Në Departamentin e Kundërvajtjes, gjatë këtij gjashtëmujori janë pranuar 7.740 lëndë, ndërsa janë kryer 8.959 lëndë.
Gjithsejtë lëndë të pranuara për këtë gjashtëmujor në të gjitha departamentet, janë 8.686 lëndë, ndërsa janë kryer gjatë kësaj periudhe kohore 10.553 lëndë, apo shprehur në përqindje 121 % lëndë janë kryer më shumë.
Gjithashtu një numër më i madh i lëndëve janë zgjidhur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, në krahasim me gjashtëmujorin e vitit 2014.
Vlen të përmendet se në periudhën e njëjtë të vitit 2013, në Departamentin e Krimeve të Rënda janë kryer 68 lëndë, ndërsa këtë vit 219 lëndë.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2013, në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Penal janë kryer 560lëndë, ndërsa këtë vit 768 lëndë.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2013, në Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni Civil janë kryer 542 lëndë, ndërsa këtë vit 662 lëndë.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2013, në Departamentin e Kundërvajtjes janë kryer 10.084 lëndë, ndërsa këtë vit 8.959 lëndë.
Lidhur me të hyrat dhe inkasimin e taksave dhe gjobave gjyqësore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, të hyrat kanë qenë 235.696.27 euro, ndërsa këto të hyra kanë arritur në 386.038.62 euro.
Gjykata Themelore e Gjilanit është themeluar më 1 janar 2013, në pajtim me Ligjin për Gjykatat, si gjykatë e shkallës së parë për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot,Juridiksioni i Gjykatës Themelore mbulon të gjitha çështjet, përfshirë ato penale, civile, ekonomike, administrative dhe rastet me të mitur. /2L ONLINE/