(2L ONLINE) – Në Komunën e Gjilanit sot në orën 10:00 ka nisur aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, të cilit aksion i është bashkuar edhe kryetari i Komunës z.Lutfi Haziri me drejtorët e drejtorive komunale, bashkëpunëtor të tjerë, Ndërmarrjet Komunale “Eko – higjiena” dhe të tjerat, Bankat komerciale, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Këshilli për Veprim Rinor Lokal, shoqata e peshkatarëve, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë, qytetarë dhe OJQ të ndryshme.
Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se bashkimi i të gjithë këtyre njerëzve nga sektorë të ndryshëm edhe një simbolik me shumë domethënie për Komunën e Gjilanit.
“Sot jemi të përkushtuar të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vogla, ndërsa mbeturinat e mëdha tëegra në vendbanime më të mëdha do të ndërmarrim veprime konkrete përmes “eko-higjienës”, për eliminimin e tyre. Do të vendosim një rregull të veçantë që të gjitha llojet e mbeturinave të shkojnë në deponinë rajonale, e jo rrugëve dhe arave sikur që po ndodh prej kohësh. Kjo është një ditë simbolike e pastërtisë, porse pastërtia duhet të bëhet për çdo ditë, sepse vetëm ashtu e mbajmë qytetin tonë të pastër. Gjilanin po punojmë që ta shndërrojmë nga një qytet i pastërtisë në një qytet të luleve. Jemi ndër komunat më të pastra në Kosovë por kemi ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim”, ka thënë Haziri.
Koordinator i këtij aktiviteti për Komunën e Gjilanit ishte Naim Shaqiri i cili ka thënë se ky aktivitet sot është simbolik që tëngritët edhe më shumë vetëdija qytetare për ta mbajmë të pastër ambientin ku jetojmë. Ai ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe të gjithë atyre që iu kanë bashkangjitur këtij aktiviteti për të krijuar një ambient të pastër. Gjithashtu ai ka njoftuar se ky aktivitet është i organizuar në të gjitha lokacionet ku është i nevojshëm pastrimi i ambientit. Fokus sipas tij është largimi i deponive të egra në qytet dhe fshatra. (2L ONLINE)