(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot kompania regjionale për ujë “Hidromorava”, ku u informua për problemet dhe sfidat që ata po ballafaqohen.
Menaxheri teknik i “Hidromoravës”, Mumin Morina, ka thënë se furnizimi me ujë në qytet është i kënaqshëm, por që në fshatra është problematike. Ai tha se problemi më i madh i tyre janë humbjet e mëdha të ujit, që janë 50 për qind.
Ndërsa, kryetari komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka konfirmuar kësaj ndërmarrjeje bashkëpunimin, ndërsa ka thënë se rregullimi i ujit të pijshëm dhe tretmani i ujërave të zeza duhet të realizohet me urgjencë.
“Kam ardhur që t’ua konfirmoj bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që do ta kemi mes veti. Prej katër prioriteve të komunës, dy lidhen direkt me këtë ndërmarrje, uji dhe tretmani i ujërave të zeza. Ne mendojmë që së bashku me Komisionin Europian t’I realizojmë këto projekte. 50 % e të hyrave do të shkojë për 3 prioritetet. Këto projekte duhet të realizohen me urgjencë lagje për lagje, fshat për fshat për t’ua zgjidhur problemet e qytetarëve”, ka thënë kryetari Haziri./2lonline/