Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për sot, e shtunë, ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme për media, pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi, nga ana e policisë së Maqedonisë.
Konferenca mbahet me fillim në ora 13:30, në zyrën e kryetarit.
Përndryshe, pas arrestimit të kryetarit të Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan, kreu i komunës, Haziri, kishte kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.