“Për shumëkënd deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 22 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, 22 vite më parë.
Ja postimi i tij i plotë:
Për shumëkënd deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 22 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet. Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë. Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës! /2LONLINE.com/