Lutfi Haziri uron Policinë e Kosovës për 22-vjetorin e themelimit: Faleminderit që e keni bërë Gjilanin qytetin më të sigurt në Ballkanin Perëndimor.
Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit i ka dërguar një telegram urimi kolonel Elmina Mahmutit, komandante regjionale e Policisë në Gjilan, major Alban Ramushit, komandat i Stacionit Policor në Gjilan dhe Ragip Ajetit, kryetar i Sindikatës së Policisë.
Me këtë rast, kryetari Haziri e ka vlerësuar lartë rolin e Policisë së Kosovës, duke i falënderuar që e kanë bërë Gjilanin qytetin më të sigurt në Ballkanin Perëndimor.
“Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, e falënderoj këtë institucion që e ka bërë Gjilanin qytetin më të sigurt, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Urime Dita e Policisë së Kosovës, kolonel Elmina Mahmuti, komandante regjionale e Policisë në Gjilan, major Alban Ramushi, komandat i Stacionit Policor në Gjilan, Ragip Ajeti, kryetar i Sindikatës së Policisë, dhe të gjithë zyrtarëve policorë”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/