“Nga sot rrugëtimit tonë politik në Aleancën në Gjilan, i bashkohet edhe Sokol Haziri e Ibish Ibishi, dy shtyllat e fuqishme mbi të cilat është ndërtuar e zhvilluar familja jonë politike, Aleanca”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetari i AAK-së së Gjilanit.
Gagica ka thënë se me Sokolin e Ibishin i bashkon miqësia e kahershme, aktiviteti kombëtar e politik, por edhe qëllimet e idetë që kanë për Gjilanin e Kosovën e të cilat do t’i jetësojnë përmes Aleancës.
“Mirë se vini Sokol e Ibish”, u dëshiron mirëseardhje Gagica i AAK-së.
Përndryshe, edhe Haziri edhe Ibishi në të kaluarën kanë qenë kuadro të larta të AAK-së së Gjilanit, njëri edhe drejtor e tjetri anëtar kuvendi. /2LONLINE/