Kryeministrit i Republikës, njëherësh kandidat i LDK-së edhe për një mandat qeverisës, Avdullah Hoti, së bashku me kryetarin Degës, njëherësh nënkryetar në nivel Qendror, Lutfi Haziri, kanë vizituar kompaninë e vajit “Floil” dhe kompaninë për përpunimin e produkteve të mishit “Calabria”, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.
Ata janë shprehur se krenohen me brendet që i kanë sjellë Gjilanit dhe Kosovës, të cilat kanë depërtuar fuqishëm edhe në tregun europian.
Kryeministri Hoti dhe kryetari Haziri kanë prezantuar masave të reja të pakos ekonomike, ku do të ndihmohen të gjitha bizneset.
Hoti e Haziri theksuan se programi ynë për zhvillim ekonomik është i fokusuar tek bizneset, që të krijohen kushtet sipas standardeve evropiane dhe siguria në punë.
“Fondi për garantim të kredive është një ndihmë e mirë që bizneset të kenë mundësi më të lehtë për qasje në kredi”, theksuan ata, thuhet në komunikatën e LDK-së së Gjilanit.