Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim rektorin e kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha.
Kryetari Haziri e ka falënderuar rektorin Hajrizi për vizitën, duke ofruar bashkëpunim të plotë në të mirë të zhvillimit të projekteve për Gjilanin.
Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në forcimin e patformës Smart City, për digjitalizimin e shkollave të të Gjilanit, për projektet që kanë të bëjnë me Planin Zhvilimor Urban dhe projekte tjera të rëndësishme.
Rektori Hajrizi e ka faënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit, ndërkaq ka theksuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i akademisë me qytetet.
“UBT ka frymë proaktive”, tha ai.