(2LONLINE) – Drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore “Gülistan”, Mustafa Erdem me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot kryetarin Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Në këtë takim miqësor është vlerësuar lart niveli i nxënësve që vijnë nga Gjilani, ndërsa është vlerësuar mundësia e hapjes edhe një shkolle në Gjilan të “Gülistan”.
“Në emër të kolegëve të shkollave tona iu uroj për marrjen e detyrës së kryetarit. Ne kemi pesë shkolla në Prizren e në Prishtinë, ndërsa kemi nxënës edhe nga Gjilani. Madje, nxënësit më të suksesshëm mund të them se janë nga Gjilani. Nëse do ta hapim shkollën e gjashtë, atëherë kjo do të bëhet gjithsesi në Gjilan”, ka thënë Drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore – Gülistan, Mustafa Erdem.
Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar z. Erdem për vizitën, duke shpresuar për bashkëpunimin e mirë që do ta kenë në të ardhmen. Haziri ka theksuar se do ta ndërtoj një logjikë të bursave, vecanërisht për studentët e ekselencës.
“Shpresoj ta konsideroni mundësinë që ta hapni shkollën edhe në Gjilan. Është e vërtetë se Gjilani gjithmonë ka pasur talent të jashtëzakonshëm. Shkolla juaj është shkollë e mirë dhe unë e kam pasur nderin që të jem prezent në inaugurim. Ne besojmë që ky është vazhdim i bashkëpunimit të mirë. Ne do të ndërtojmë logjikë të bursave, vecanërisht për studentët e ekselencës. Ky vend resursin kryesor i ka të rinjtë dhe ne duhet të investojmë në edukimin e tyre”, ka thënë Haziri.
Institucionet Arsimore “Gülistan” programin arsimorë e kanë nga klasa e parë deri në klasën e 12-të. /2lonline/