(2LONLINE) – Kryetari i Zgjedhur I Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në selinë e LDK-së përfaqësuesit e nëndegës së fshatit Zhegër, të cilët i uruan për fitoren në zgjedhet e 1 dhjetorit.
Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj nëndege për angazhimin maksimal, duke thënë se Zhegra është kampione në punë dhe në rezultat në këto zgjedhje.
Haziri ka garantuar se të gjitha premtimet gjatë fushatës do t’i bëjë realitet, në mënyrë që qytetarët të jetojnë dinjitetshëm.
“Zhegra është modeli më i mirë i organizimit e i liderishipit që ka treguar në zgjedhje. Shtabi i madh i Zhegrës i ka bashkuar familjet pa dallim duke filluar nga mësuesi, profesori, kryefamiljari, mjeku, bujku, amvisja e të gjithë. Do t’i realizojmë të gjitha programet për Zhegrën dhe për secilin fshat e lokalitet, për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve”, ka thënë Haziri. /2lonline/