Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij se “Solidariteti ynë me familjen Abazi, dëshmon se në ditët e vështira ne i gjendemi njëri-tjetrit”.
“Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet tona”, ka shkruar Haziri.
Ja postimi i Hazirit:
Solidariteti ynë me familjen Abazi, dëshmon se në ditët e vështira ne i gjendemi njëri-tjetrit. Isa e Shemsedini, mes Durrësit e Gjilanit kanë punuar dhe e kanë mbajtur familjen. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Abazi me të gjitha kapacitetet tona. Lutem që pasardhësit dhe e tërë familja Abazi të bëhen të fortë. Shpirti i tyre bëftë dritë!