(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, të cilët i ka siguruar për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve lokale, për të qenë sa më afër shoqërisë dhe realizimit të planit dhe programit të tyre.
Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se sot është në këtë shoqatë vetëm për t’u konfirmuar atyre se mbështetja dhe kujdesin e Komunës i cili do të jetë përherë në interes dhe shërbim të qytetarëve-anëtarëve të kësaj shoqate që numri i tyre është mbi 500.
Nga ana tjetër Bajram Spahiu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e Komunës për këtë kategori të shoqërisë, duke e informuar me gjendjen në të cilën është shoqata, nevojat por edhe organizime të ndryshme që bëhen nga shoqata. /2lonline/