(2LONLINE) – Ka nisur sot trajnimi i programit për bujqësi, organizuar nga Qendra Regjionale për Marketing – Lindje, e që përkrahet edhe nga Komisioni Europian.
Përkrahje këtij trajnimi i ka dhënë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se do të ketë partneritet të plotë mes komunës dhe kësaj Qendre në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.
“Do të ketë partneritet të plotë mes komunës dhe kësaj Qendre. Për çdo punë duhet të mbahet trajnim, edhe ky trajnim do të jetë shumë i mirë për ju, për ta mbërri qëllimin, për t’i dhënë dinamikë bujqësisë. Nga tre Task Forcat që kam formuar, njëra është për bujqësinë dhe në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë bujqët”, ka thënë kryetari Haziri.
Haziri tha se sektori i bujqësisë është prioriteti kryesor në qeverisjen e Gjilanit, duke stimuluar bujqit me subvencione të mëdha.
“Bujqësia është prioriteti kryesor dhe në këtë mënyrë do të stimulojmë punimin e tokës. Nuk do të ketë vetëm najllon si në të kaluarën, por në këtë rast po flasim për subvencione të mëdha. Duke e subvencionuar farën e deri te korrje-shirjet, ne do të forcojmë familjen. Unë ju siguroj që do të jem afër bujqëve për t’i ndihmuar. Ky trajtim është shumë përfitues për ju, do të shihni se si funksionon konkrenca”, ka pohuar kryetari Haziri para qindra bujqëve në Gjilan.
Kryetari Haziri theksoi se do ta rikthej traditën e panaireve të bujqësisë në Gjilan, ndërsa panairi i parë do të mbahet më 2 korrik. /2lonline/