(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se përgjatë këtyre muajve sa po qeverisin me Gjilanin, një ndër problemet kryesore në këtë komunë ka dal të jetë ai i banimit dhe strehimit.
Sipas Hazirit, me të gjitha kapacitetet komunale, është duke u bërë e pamundura që familjeve në nevojë t’ju ndihmojnë në aspektin social, duke ndërtuar edhe shtëpi për nevojtarët dhe duke meremetuar shtëpi aty ku ka nevojë.
“Përkundër vështirësive buxhetore shkaku i borxheve të trashëguara, për këtë kategori kemi ndarë 100 mijë euro dhe do të shikojmë mundësinë që ta rrisim këtë shumë. Kujdesi i Komunës për këtë dhe të tjera kategori nuk do të mungoj asnjëherë”, ka thënë kreu i Komunës Lutfi Haziri. /2L ONLINE/