(2L ONLINE) – Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se po i koordinojnë punën për hapjen e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe do të punojnë në realizimin e të drejtave civile dhe të drejtave politike për qytetarët e Kosovës Lindore.
“Përveç shumë punëve dhe projekteve të mira që po i bëjmë çdo ditë për qytetarët, Komuna e Gjilanit po kujdeset edhe për qytetarët shqiptarë të Kosovës Lindore, ku shumë shpejt do të fillojmë t’i zgjidhjen e problemeve nga ato që kanë të bëjnë me dokumentet civile, me regjistrimin e nxënësve e studentëve, deri te problemet sociale që ata i kanë”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij zyrtar në facebook.
Sipas tij, është për keqardhje që qeveria e deritanishme i ka harruar problemet e me të cilat ballafaqohen ata. “Por, mund të them se ditë të mira po vinë për vëllezërit tanë të Kosovës Lindore”, pohon Haziri. /2L ONLINE/