Në fshatin Dobërqan, sot është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe humanistit Dalip Foniqi, i cili tërë jetën ia kushtoj organizimit për liri, pavarësi dhe ndërtim të vendit.
Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili poyhoi se veprimtaria e Dalip Foniqit është e tëra në shërbim të vendit dhe të qytetarëve pavarësisht se ku ndodhej ai gjatë jetës.
“Ai ka qenë jashtëzakonisht aktiv kudo që ndodhej, si në diaspor poashtu edhe në Kosovë. Së bashku edhe me veprimtarë të shumtë, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në organizime të rëndësishme politike, kombëtare dhe humanitare në diasporë e në Kosovë. Atë do ta mbajmë mend të gjithë bashkërisht për vendosmërinë, largpamësinë dhe angazhimin për një jetë më të mirë të qytetarëve të Dobërçanit, Gjilanit dhe Kosovës. Gjithmonë para se të kryente një punë për të mirën e familjes së tij, ai investonte për shkollën, fshatin, parkun, apo ndonjë iniciativë tjetër në shërbim të rrethit dhe shoqërisë apo qytetit apo qytetit në përgjithësi”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Haziri, potencoi se Dobërqani, shoqata “17 shkurti” dhe të afërmit nga sot po mbeten pa veprimtarin e madh dhe normalisht siç ka thënë ai, kjo mungesë e tij do të vërehet në të gjitha organizimet e ardhshme me dekada të tëra.
Ndërsa në emër të fshatit ka folur, Naser Arifi, i cili pos tjerash ka spikatur edhe vështirësit që do t’i kenë gjatë të ardhmes në iniciativa të ndryshme për fshatin.
Kurse në emër të familjes, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar për pjesëmarrje në këtë komemoracion, djali i Dalip Foniqit.
Varrimi i tij është bërë sot në varrezat e fshatit Dobërqan me një pjesëmarrje të madhe të familjes, farefisit, dashamirëve, shokëve dhe banorëve të fshatit.