Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është krenar që e ka ruajtur programin për mbështetjen ndaj familjeve bujqësore.
Ai ka thënë se për çdo vit në Gjilan kanë përfituar nga subvencionet mbi 2 mijë familje bujqësore, me kosto prej mbi 2 milionë euro.
“Kjo mbështetje ndaj familjeve bujqësore është arritur fal partneritetit të madh mes Komunës së Gjilanit, Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve që janë organizata të fuqishme ndërkombëtare. Në mandatin e fundit, shuma totale e mbështetjes për fermerët e kalon shifrën 8 milionë euro”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/