(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ia ka plotësuar dëshirën familjes Kastrati, duke ia vënë emrin djalit të tyre të porsalindur. Në një informatë të lëshuar nga zyra për Informim thuhet se pas angazhimeve të shumta në mbledhjen e sotme në Kuvendin Komunal të Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka gjetur kohë për familjen Kastrati, ku djalit të parë të porsalindur të tyre ia vuri Kaon.
Kryetari i Gjilanit ia plotësoi dëshirën prindërve të Kaonit, të cilët thanë se ky është një privilegj i madh për ta.
Nga ana e tij, Haziri u shpreh të jetë i lumtur që iu është përzgjedhur për këtë rast, ndërsa i dëshiroi Kaonit shëndet, jetë të gjatë e lumturi në familje. /2L ONLINE/