(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me një delegacion të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, të cilin e kryesoi u.d. i komandantit të batalionit të reagimit të shpejt, Haki Xhemajli.
Gjatë takimit miqësor kryetari Lutfi Haziri është njoftuar nga Xhemajli për sfidat dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit.
Haziri ka konfirmuar se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes dy institucioneve dhe se dyertë e Komunës do të jenë të hapura 24 orë.
“Ju falënderoj për vizitën. Unë gjithmonë kam bashkëpunuar me të gjitha nivelet me FSK-në. Këtë do ta bëjë edhe si kryetar i Gjilanit. Dyert i keni të hapura në çdo kohë për çfarëdo çështje që ju nevojitet juve dhe besoj se kjo do të ndodhë edhe nga ana e juaj”, ka theksuar Haziri.
Edhe u.d. i komandantit të batalionit të reagimit të shpejt, Haki Xhemajli, është zotuar se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Gjilanit për të gjitha çështjet me rëndësi. /2lonline/