Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i gëzohet lajmeve të mira për Gjilanin.
“Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me Covid19 në Gjilan, derisa i kemi 23 persona të shëruar plotësisht. Komiteti për menaxhimin e emergjencave po vazhdon me zbatimin e masave në formë strikte kundër përhapjes së virusit COVID-19”, ka thënë Haziri.
Ai ka apeluar që qytetarët të vazhdojnë të vetëpërmbahen, të qëndronjnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm kur e kanë të domosdoshme për furnizime, por me masa mbrojtëse.