Pas 44 rasteve të reja pozitive me COVID-19, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar qytetarët që të festojnë në gazmende familjare, por me kujdes të shtuar.
Kreu i Gjilanit ka njoftuar se 188 raste janë aktive, ndërkohë që bëri të ditur se deri më sot janë vaksinuar 25426.
Ai, po ashtu, ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22378 testime, 6761 kanë rezultuar pozitivë, 6435 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 188 raste janë aktive, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 25426 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/