• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Fshati Gjylekar bëhet me rrjet të ujësjellësit

Redaksia 2LONLINE 10 Gusht, 2021 4 min
 Fshati Gjylekar bëhet me rrjet të ujësjellësit

Sot në fshatin Gjylekar të Vitisë, është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit i cili është reahabilituar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI dhe që është financuar nga qeveria zvicerane dhe e Kosovës por edhe nga komuna e Vitisë.

Megjithatë punimet në ndërtimin e këtij rrejti kishin filluar vite më parë në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e përurimit të këtij projekti, ka potencuar se pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit banorët e këtij fshati do të kenë qasje në ujë të pijes.

Ai shtoi se pas kryerjes së procedurave të mbetura menaxhimi i ujit do të merret nga kompania KRU “Hidromorava”-Gjilan e cila do të kujdesët për cilësinë e ujit të pijshëm.

Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë dhe ai po bëjnë përpjekje maksimale të sigurojnë qasje në ujë të pijshëm për banorët e kësaj komune dhe falënderoj të gjithë ata që po bashkëpunojnë në këtë drejtim me komunën e Vitisë duke numëruar edhe disa projekte në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm.

Në përurim kanë marrë pjesë edhe Mumin Morina nga KRU “Hidromorava”- Gjilan, Astrit Vokshi nga Dorsch/ CDI dhe Demush Sadiku, kryetar i fshatit Gjylekar.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme kryetari Haliti në këtë fshat ka vizituar edhe disa projekte të cilat janë realizuar dhe po realizohen jo vetëm nga Komuna por edhe nga vetë banorët, konkretisht të banorëve të këtij fshati në mesin e tyre edhe të atyre që jetojnë jashtë vendit.

 Me këtë rast ai pa nga afër pusin që është hapur për ambulanten e fshatit, sallën e pritjes dhe morgun.

Ai vizitoi edhe shkollën e fshatit “Kenan Halimi” që tani më vetëm se është kyçur në sistemin e ujësjellësit.

Gjithashtu në këtë shkollë po ndërtohet edhe pjerrina për qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

Përndryshe sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në këtë fshat janë 2519 ekonomi familjare me rreth 3000 banorë. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Gjylekar Hidromorava ujësjellësi Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Tryezë ku u promovua libri i ri “Rrokjesorë magjikë 4X4” i Zijadin Hasanit dhe u fol për rëndësinë e enigmatikës

28 Janar, 2023

Shfaqja “Babai dhe babai”, emocionon skajshëm publikun gjilanas

28 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com