“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo na njoftoi se nga 50 mostrat e marra ne Gjilan, 14 kanë rezultuar pozitive si pasojë e kontaktit me të prekurit e para dy ditëve.
Shtabi e Emergjencave për parandalim e Covid19, ka marrë masat për vetizolim, dhe vendosjen në karantinë të të gjitha rasteve të reja të infektuara”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Apeloj që ta ruajmë qetësinë dhe t’i përmbaheni të gjitha udhëzimeve të institucioneve, duke dalë vetëm kur e keni të domosdoshme, por me masa mbrojtëse”, ka thënë Haziri