Futbollisti belg, Eden Hazard bëri debutimin e tij te Real Madridi në Huston kundër Bayern Munich duke mbajtur numrin 50 të veshur në fanellën e tij.
Ende pa një numër zyrtar në skuadër, me të preferuarin e tij 7 të zënë nga Mariano Diaz, belgu ka zgjedhur një opsion unik për ndeshjen e tij të parë me Realin.
Hazard ka zgjedhur fanellën me numër 50 në nder të zbritjes në hënë të ‘Apollo 11’ që u arrit 50 vjet më parë, apo më saktë më 20 korrik të vitit 1969.
Zgjedhja e befasishme e Hazard, megjithatë, është e mundur vetëm në ndeshjet miqësore pasi La Liga lejon vetëm përdorimin e numrave 1 deri 25.
Më parë është folur se Hazard do të zgjedh fanellën me numër 23, pasi në të kaluarën e kanë mbajtur shumë legjenda të sportit, si David Beckham dhe Micheal Jordan.