A janë të mira fushat me bari sintetik, vjen studimi nga Gjermania?!
Skuadrat gjermane edhe të niveleve më të ulëta dhe amatore kanë stadiume shumë të bukura dhe moderne. Sipas një studimi në Gjermani, është konsideruar e rrezikshme për shëndetin e futbollistëve dhe mjedisin.
Federata Gjermane e Futbollit po konsideron ndalimin e fushave me bari artificial. Skuadrat amatore do të preken më së shumti nga ky ndryshim por federata do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë fushën.
Më e vështirë se transformimi i fushës është mirëmbajtja, pasi fushat natyrale kërkojnë më shumë kosto për mirëmbajtje.
Në Kosovë një numër i madh i fushave është me bari sintetik dhe vazhdojnë të ndërtohen.
