Gjilani po vazhdon merkaton e verës, ndërsa tashmë ka vazhduar kontratën me portierin aktual, Kenan Haxhihamza.
Haxhihamza ka vazhduar kontratën për një vit me Gjilanin dhe do të luftojë për të qenë titullar me Shkëlzen Ruçin.
“Gjilani ka vazhduar bashkëpunimin me portierin i cili mbrojti ngjyrat e klubit nga edicionet e kaluara,Kenan Haxhihamza. 22- vjeçari nga Rahoveci, ka arritur marrëveshje me klubin, që edhe në edicionin e ardhëshëm garues, të jetë pjesë e klubit kuq e bardhë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Vlen të theksohet se bordi drejtues i klubit, po punon me ritme të larta për afrimin e futbollistëve të tjerë dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i tyre.