/e plotësuar/ – Pas raundit të tretë të votimit, Hashim Thaçi ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave të deputetëve për të qenë president i ri i Kosovës. Nga 81 vota, Thaçi mori 71 vota, 10 ishin të pavlefshme.
( e plotësuar) – Edhe pas rundit të dytë të votimit për president të Kosovës nga deputetët e Kuvendit, 81 sosh këtë herë, nuk është zgjedhur presidenti. Kësaj radhe kandidati Hashim Thaçi ka marrë 64 vota. Kurse Rafet Rama 2 vota, derisa të pavlefshme kanë qenë 15 vota.
***
Dështon raundi i parë i zgjedhjes së presidentit, pasi ps numërimit të votave të raundit të parë për zgjedhjen e presidentin të vendit, kandidati Hashim Thaçi ka marrë 50 vota, kundërkandidati i tij, Rafet Rama ka marrë vetëm katër vota, ndërsa të pavlefshme kanë qenë 27 fletëvotime.
Tash priten të shihet votat e raundit të dytë.