DYLON

Infantino i premton Vokrrit mbështetje për pranim në FIFA

Avatar photo Redaksia

FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës ka takuar me Gianni Infantino, të cilit ia kanë uruar detyrën e re në krye të shtëpisë botërore të futbollit. FFK thotë se delegacioni i FFK-së ka kërkuar nga Infantino që të mbështes përpjekjet e FFK-së për pranim në FIFA.
“Pas përfundimit të Kongresit zgjedhor të FIFA-s, ku për president i ri u zgjodh Gianni Infantino, krerët e FFK-së kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë shfrytëzuar rastin që ta takojnë presidentin e ri dhe ta urojnë për detyrën e re të tij. Duke uruar z. Infantino, për postin e tij të ri, edhe njëherë i kanë kërkuar atij që të mbështesë përpjekjet e FFK-së që të bëhet sa më parë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Ndërsa, nga ana e tij presidenti ri i FIFA-s z. Gianni Infantino, ka treguar mirëkuptim të plotë për kërkesat e FFK-së dhe ka premtuar se ai do të vazhdojë të mbështesë FFK-në dhe situatën dhe gjendjen në futbollin e Kosovës e ka të qartë edhe nga takimet që ka pasur me krerët e FFK-së në kohën sa ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, krerët e FFK-së janë të kënaqur me zgjedhjen e z. Infantino, meqë vjen nga komuniteti i futbollit dhe duke qenë një kohë të gjatë në postet drejtuese të UEFA-s, më së miri e di dhe e kupton futbollin dhe kërkesat e FFK-së, duke qenë të bindur se presidenti ri do ta mbështesë FFK-në drejt arritjes së objektivave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.