Në Policinë e Kosovës të Rajonit të Gjilanit thonë se janë të përkushtuar në zbatim të ligjit me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe të mos zbatimit të masav anti COVID-19 Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut kanë kontrolluar disa lokale në Rajonin e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas tij, në qytetin e Gjilanit në dy raste të veçanta është hasur në parregullsi dhe pronarëve të dy lokaleve në lagjen “Dardania” nga ana e inspektorëve sanitar u janë shqiptuar gjoba.
“Edhe në komunën e Kllokotit, gjatë kontrollit janë gjet parregullsi të theksuara si nga ana e pronarit të një lokali hotelier por edhe të personave që gjendeshin aty, ndaj të gjithëve janë marrë masa të parapara ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani, transmeton 2LONLINE.com.
Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitar, për shkak të mos respektimit të masave anti COVID, janë shqiptuar gjithsej 63 fletëparaqitje të ndryshme.
“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë. Ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/