Policia e Kosovës, njësitet Policia në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, kanë evidentuar një numër në rritje të personave që po kërkojnë lëmoshë në pjesë të ndryshme të qytetit e veçanërisht nëpër qendra tregtare, pran oborreve të xhamive dhe në qendër të qytetit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se që nga fillimi i vitit pra në periudhën kohore Janar-Qershor 2018 nga ana e policisë së Kosovës janë evidentuar gjithsej 28 raste: Prej tyre 18-raste PRQP, Kërkim i lëmoshën në vend Publik 7 raste ku është mbajt (shënim zyrtare proforma policore), si dhe 3-rast është njoftuar QPS pasi që lëmoshë kërkuesit, delikuentet kanë qen të mitur.
Gjithsejtë janë kontrolluar 46 Persona, nga ta kanë qenë: të rritur 36 ,dhe fëmijë 10.
Në bazë të gjeturave evidente, Lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës kanë qenë 36, nga Republika e Shqipërisë 9, dhe nga Republika e Maqedonisë 1.
Me vendim të Gjykatës , Divizioni i Kundërvajtjes 4-Persona të Rritur të shoqëruar me një fëmijë janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë.
“Vërtet janë skena jo të mira, dhe shkaktojnë bezdisje për qytetarët, pasi që një numër jo i vogël janë gra dhe fëmijë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, besohet se ofrimi i të hollave nga qytetarët po i josh ata që të jenë të pranishëm duke i ekspozuar edhe fëmijët në ditë me temperatura shumë të nxehta, gjersa shumë shpesh këto ndihma që i ofrojnë qytetarët me gjithë ndjenjën e humanitetit, ato të holla mund edhe të keqpërdoren nga persona keqbërës.
Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat ligjore që këta persona të largohen nga rruga.