/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka komentuar në profilin e tij situatën aktuale pas rezultateve të zgjedhjeve në Drenas, duke pyetur PDK-në se pse po hesht?! “Ju arsyetoj që po heshtni sepse është e rëndë që të humbisni në bastion tuajin. Është e rëndë të thyheni aty ku keni dalë gjithnjë fitues me 90 për qind”, shkruan ndër tjerash, Hasani i NISMA-s.
Ja postimi i plotë i tij në profilin e tij:
Çka është more kjo heshtje morti në PDK?
Ku mbeten deputetët, ministrat dhe tërë “armata” e PDK-së që rrahshin gjoks se kanë me dalë fitues në Drenas?
Ju arsyetoj që po heshtni sepse është e rëndë që të humbisni në bastion tuajin. Është e rëndë të thyheni aty ku keni dalë gjithnjë fitues me 90 për qind.
Ju po heshtni sot, sepse e dini që shkuarja në balotazh është humbje për ju. Edhe përkundër premtimeve milionëshe qytetari i Drenasit dje ju tregoi se më nuk mashtrohet dhe se duan të qeverisen nga njerëz të ndershëm.
Tani po fillon një fazë e re për NISMA’në. Derisa ju po thyheni ne po rritemi. Drenasi është paralajmërim se ndryshimet po vijnë në gjithë Kosovën. Mos e keni shqetësim Drenasin, mos e vajtoni sepse, mbahuni sepse kështu si Drenasi do të ju rrëshqas nga duart e gjithë Kosova.
Nga dje në këtë vend, po fryn një erë ndryshimi.