(2LONLINE) – Ish kuvendari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Refik Hasani, që me prejardhje është nga kosova Lindore ka hedhur idenë e një proteste simbolike në të gjitha hapësirat tona shqiptare kundër konfiskimit nga policia serbe të abetares në fshatin Raincë të Komunës së Preshevës
Ky akt i policisë serbe, sipas tij, është në vazhdën e shumë diskriminimeve që po bëhen ndaj shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë .
“Të ndërgjegjësohemi dhe të reagojmë si një trup i vetëm kombëtarë, prandaj e marrim guximin dhe propozojmë që gjithë parashkollorët, nxënësit e shkollavë fillore, nxënësit e shkollave të mesme dhe sudentët nga të gjitha Universitetet, publikë dhe private, në shenjë paknaqësie dhe në shenjë revolte të bëjnë 30 minuta një performancë-protestë unike me të njëjtat porosi e në të njëjtën kohë”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, kjo do të ishte një solidaritet, një ndihmë, një shenjë motivimi, një shenjë kurajo ma ata qytetarë atje që të qëndrojnë në trojet e tyre shtërgjyshore.
“Çështja e konfiskimit të këtyre abetareve nga Tirana dhe Prishtina zyrtare të shtrohet edhe në instancat më të larta si në Parlament të Europës dhe në sesionin e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuarailanit.”, ka thënë ndër tjerash Refik Hasani ish kuvendar i KK-së së Gjilanit me prejardhje nga Kosova Lindore. / 2lonline/