Bajram Hasani, duket të jetë një tifozë i flaktë edhe i futbollit e veçmas i gëzohet sukseseve të skuadrave siç është suksesi i skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit, që sot e ka shkruar historinë duke trasuar rrugën për në Superligë, ku edhe do të bëjë tani gara.
Hasani, që është pjesë e NISMA për Kosovën dhe kandidatë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, përmes një postimi, në profilin e tij në Facebook, ka shprehur këtë gëzim të tij, duke e uruar klubin futbollistik “Vllaznia” për këtë sukses.
Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit sot e ka shkruar historinë duke hyrë në Superligë. Sot ekipi i “Vllaznisë”, mi fali emocionet që mund të t’i falë vetëm ekipa e zemrës. Është kënaqësi e papërshkrueshme kur skuadra në vendin ku je rritur e arrin këtë sukses. Jam shumë i lumtur me këtë fitore të madhe të klubit tonë. Forca djema, vec përpara. Festofshim vetëm fitore!
Urime Pozheran!
Urime Anamoravë!