Ish ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, përmes një postimi në profilin e tij, ka shprehur mendimin e tij se ende nuk ka ardhur koha për heqjen e taksës dhe se Serbisë duhet t’i shkaktohen edhe më shumë dëme ekonomike.
Madje ai ka thënë se për LDK-në e ka ditur që e largon taksën lehtësisht, por ka një porosi për kryeminsitirn Kurti: “…ama t’i kryeministër Kurti mos u ngut sepse edhe vet shumë vite ke luftuar kundër mallrave me barkodin 860”.
Ja postimi i plotë :
Nëse ndonjëherë pas luftës Kosova ka treguar fuqi ndaj Serbisë, ka qenë me vendosjen e masave mbrojtëse dhe taksa 100 % ndaj produkteve serbe.
Nuk besoj që ka ndonjë qytetarë të këtij vendi që nuk është ndier mirë me fuqinë e treguar dhe ndikimin që ka pasur taksa.
Masat mbrojtëse, taksa 100 % dhe po ashtu vendosja e flamurit të origjinës në raftet ku ekspozohen mallrat kanë pasur ndikim të madh si financiar, por edhe e kanë edukuar qytetarin e Kosovës për të blerë prodhime vendi.
Ende nuk ka ardhur koha për heqjen e kësaj takse. Serbisë duhet t’i shkaktohen edhe më shumë dëme ekonomike.
Për LDK-në e kam ditur që e largon taksën lehtësisht, ama t’i kryeministër Kurti mos u ngut sepse edhe vet shumë vite ke luftuar kundër mallrave me barkodin 860.
Me taksë deri në njohje!