Kryredaktori i deritanishëm në RTV “Presheva” Hasan Hasani ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë me arsyetimin se po bëhen ndërhyrje nga pushteti lokal në politikën redaktuese të këtij mediumi, shkruan Titulli.com.
“Unë e kuptoj qasjen e pushtetit lokal ndaj institucioneve ku është themelues kuvendi ashtu edhe në RTV Presheva ( i cili vazhdon të jetë me status të pa qartë juridik ) , por të pa justifikueshme janë masat nga lartë që të ndërhyhet në punët e brendshme të një mediumi”, është shprehur Hasani.
Sipas tij puntorët medial kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe se ai ka kaluar shumë sfida por gjithnjë ka vënë në rend të parë profesionalizmin , mirëkuptim dhe bashkëpunim e ndërsjelltë.
“Kam kapërdirë të gjitha situatat, por asnjëherë nuk do t’ia lejoj vetes nënshtrimin ndaj asnjë pushteti. Unë do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e gazetarit për informimin e qytetarëve sa më real dhe objektiv. Mbetem me shpresë që kjo situatë të qartësohet dhe të ketë distancime nga kjo qasje centraliste, ku për viktimë janë punëtorët, të cilët kanë mbetur nën mëshirë të fatit”, ka thënë mes tjerash Hasan Hasani.
Ai ka thënë se për hir të kolektivit dhe vazhdimit të proceseve në mediumin në fjalë ka pranuar faktin që edhe një mandat të ushtrojë detyrën e kryeredaktorit , duke u solidarizuar me gjithë kolegët që me pagë minimale të ushtrojë këtë detyrë, pa lënë anash edhe rolin e gazetarit, vetëm e vetëm në të mirë të institucionit.
Hasani i ka thënë Titulli.com se gjatë ditës së sotme mediumi tij e ka dërguar të përcejllë konferencën e PDSH-së dhe pastaj nuk është lejuar të publikojë lajmin për prezantimet e ish kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në konferencë.
“Akti sotëm kur shkon dhe përcjellë një ngjarje që nuk i shkon për shtati pushtetit dhe kur nga lartë (jo nga drejtori ) merr urdhrin që konferenca e sotme të mos transmetohet as edhe në edicion të lajmeve , për mua është shokuese dhe denigruese”, ka deklaruar Hasani.
Hasan Hasani ka theksuar se gjatë kësaj periudhe ka qenë i anashkaluar nga qeverisja lokale
“Edhe pse gjatë kësaj periudhe kam qenë i anashkaluar nga i pari i komunës , të cilit që në marrjen e detyrës si kryetar , pas mbledhjes me kolektivin dhe ish drejtorin Reshat Neziri , i kam komunikuar se mediumi ynë është në gjendje ti përcjellë çdo aktivitet pushtetit lokal. Por mospërfillja ka vazhduar deri më sot kur dhe u bë ndërhyrja në politikën redaktuese të Rtv Preshevës”, ka potencuar Hasani
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook: