DYLON

Kalaja e Novobërdës

Avatar photo Redaksia

Në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, Novobërda me këtë emër për herë të parë përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte.

Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV. Kalaja ka pasur funksion të mbrojtjes gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, shpjegimet dhe supozimet teorike për vjetërsinë e kalasë janë endur midis mesjetës dhe antikitetit. Në shekullin I (p.e.s.) autori grek Straboni në veprën e tij “Geographica” përmend qytete urbane të Ilirisë, të cilat i quan qytete të vjetra (Polis arhaia). Përpos Scupit (Shkupit), Naissusit (Nishit), ai përmend edhe vendbanimet mbi Ulpianë, qytetin në Veletin të Janjevës, dhe atë mbi Artanë (Novobërdë).

EkoHigjiena

Lokacioni i Artanës (Novobërdës) njihej si vendbanim xehetar, zonë e minierave të argjendit dhe arit dhe ishte i njohur për zhvillim të farkëtarisë dhe prerjes së monedhave.

Kalaja është e ngritur në një kodrinë shumë strategjike që vrojton terrenin dhe të gjitha kalatë tjera më të vogla, të kthyera nga ajo për të marrë e kthyer sinjalet komunikuese. Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla; kulla lindore dhe ajo perëndimore kanë bazë drejtkëndëshe, kurse të tjerat bazë katrore, dhe ka një sipërfaqe rreth 0.05 hektarë. Kalaja e sipërme ka qasje vetëm nga pjesa lindore. Nga pjesët tjera, pjerrtësia e kodrës është shumë e rrëpirët në drejtim të luginës. Në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht dhe kalon në një kodër tjetër më të vogël, në platenë e epërme, nën të cilën gjenden rrënojat e një kishe të madhe mesjetare të tipit katedrale.

http://qrtk-gjilan.net/sq/2016/07/08/kalaja-e-novoberdes/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.