Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë, ka mbajtur tryezën e rrumbullakët hartimi i planit të punës për Komitetet Konsultative
Trajnimi me anëtarët e Komiteteve Konsultative është mbajtur sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Qëllimi i organizimit të tryezës është hartimi i planit vjetor të punës për vitin 2021 të Komiteteve Konsultative në ngritjen e kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe rritjen e efikasitetit.
Në këtë tryezë është bërë hartimi i planit të punës për katër komitete konsultative. Si rekomandime të dala nga trajnimi një ditor janë: planifikimi i aktiviteteve,obligohen komitetet konsultative gjatë aktiviteteve të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve te margjinalizuara e ne veçanti personave me aftësi të kufizuar,të jenë aktiv ne hartimin e rregulloreve komunale, dhe në monitorimin e zbatimin të legjislacionit përkatës nga organet ekzekutive.
Në fund të trajnimit anëtarët e komiteteve kanë diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet e trajnimit mbi planin e punës.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë: anëtarët e komiteteve konsultative, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.
Në këtë tryezë është bërë hartimi i planit të punës për katër komitete konsultative. Në fund te trajnimit anëtarët e komiteteve kane diskutuar hapur për konkluzionet dhe rekomandimet e trajnimit mbi planin e punës.