DYLON

Lutfi Haziri uron Nagip Arifin pas rizgjedhjes në pozitën e kryetarit të Bujanocit

Lutfi Haziri uron Nagip Arifin pas rizgjedhjes në pozitën e kryetarit të Bujanocit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e rikthimit në krye të Komunës Bujanocit, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit Nagip Arifi. Në telegram, thuhet:

“I dashur mik, Nagip Arifi,

Më lejoni t’ju uroj nga zemra për rikthimin në Zyrën e Kryetarit të Bujanocit.

EkoHigjiena

Kjo erdhi si rezultat i koalicionit të unitetit me partitë politike në Bujanoc dhe me këtë keni dhënë shembullin e mirë të bashkëpunimit e unifikimit.

Duke ju uruar për rizgjedhjen, shpresoj që të bashkëpunojmë në mënyrën më të mirë, në interes të shqiptarëve të Bujanocit dhe Kosovës Lindore.

Urimet më të përzemërta. Sukese!”, thuhet në këtë telegram. /2LONLINE.com/

NAGIP ARIFI
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.