(2L ONLINE) – Akademik Rexhep Ismajli konsideron se gjuha është tipari themelor që bën të mundur karakterizimin dhe identifikimin e etnisë. Ndërkaq, zhvillimin e mëtejmë të etnive e sheh si proces të formimit të kombit dhe të shtetit kombëtar, me ç’rast ky i fundit është një lloj garanti për ruajtjen e identitetit të etnisë.
Dhe dy përkufizime që Roland Breton ia bën etnisë: përkufizimin e ngushtë, sipas të cilit etnia përkufizohet si grup i individëve që i përkasin të njëjtës gjuhë amtare, dhe përkufizimin më të gjerë sipas të cilit etnia përkufizohet si grup i bashkuar me një kompleks veçorish antropologjike, politiko-historike etj., shoqërimi i të cilave përbën një sistem, një strukturë kulturore.
E, edhe për gjuhën shqipe çfarë nuk u tha e çfarë nuk u diskutua e akoma edhe kësaj dite është çështje diskutimi në qarqe të ndryshme. Herë si gjuhë indo evropiane e herë si hyjnore herë si më e vjetra nga të gjitha e shkon deri atje sa shumë gjuhë dhe shkrime të civilizimeve të vjetra të mëdha historike nuk mund të deshifrohen pa përdorur si pikë referimi gjuhën shqipe.
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në këtë studim, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
Sipas “New York Times”, gjuha më e vjetër në botë është armenishtja, e dyta është greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Dhe ja edhe një hartë si kontribut i tërë kësaj
Kjo hartë tregon distancën lexikore që tregon përqindjen e divergjencës vokabulare, në mes gjuhëve kryesore Evropiane!
/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/