Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar mjekun Xhevat Demiri, për kontributin e tij në luftën çlirimtare, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe në ngritjen e shëndetësisë në vend pas luftës.
Përndryshe, Xhevat Demiri është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Ja postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë ta pres sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhevat Demiri, mjekun e njohur për kontributin e tij të shquar në luftën çlirimtare, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe në ngritjen e shëndetësisë në vend pas luftës.
RH