Konstituohet Kryesia e AGK-së, Dega në Gjilan
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në konstituimin e Kryesisë së Aleancës së Gruas, Dega në Gjilan, ku ka folur për rrolin e gruas dhe mundësit për përmirësimin e gjendjes aktuale në Kosovë.
Në takim mori pjesë edhe Kryetarja e AGK-së Magbule Shkodra, ku ju drejtua të pranishmeve duke i uruar për kryesinë e re dhe duke kërkuar angazhim më të madh. Nga ana e saj kryetarja e AGK-së Dega në Gjilan, Mimoza Kadriu tha që së bashku me kryesinë e re do të angazhohet më tepër që të arrijnë objektivat e AAK-së.
Takim me strukturat e AAK-së, diskutojnë ngjarjet aktuale politike në vend
Pas konstituimit të kryesisë së re të AGK-së. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Degës Rexhep Kadriu janë takuar me Këshillin drejtues të AAK-së në Gjilan. Haradinaj ka përshëndetur punën e nënkryetarit të komunës Rexhep Kadriu dhe bashkëpunimit me koalicionin në nivel lokal për të mirën e qytetarëve të Gjilanit. Mirëpo, ka kërkuar mbështetje më të madhe nga dega e AAK-së në Gjilan.
“Janë dy tema të cilat nuk guxojnë të lihen anash dhe ti lejojmë të kalojnë. E para është demarkacioni me Malin e Zi dhe e dyta është krijimi i asociacionit të komunave serbe e ashtuquajtur “Zajednica”. Ne nuk kemi lejuar që të mbahen seancat e kuvendit me qëllim që këto dy marrëveshje të tërhiqen mbrapa dhe të vazhdojmë me punët tjera sipas agjendës. Nuk ka asgjë të keqe nëse ato marrëveshje tërhiqen mbrapa, pasi që janë në dëm të Kosovës dhe ne nuk do të lejojmë që këto marrëveshje të zbatohen”, ka thënë Haradinaj.
Në takim të pranishmëve ju drejtua edhe Rexhep Kadriu kryetar i Degës në Gjilan duke prezantuar të arriturat si pjesë e koalicionit dhe punët në vijim. Ndërsa, Ahmet Isufi kërkoj një angazhim më të madh të të gjitha strukturave të AAK-së në Gjilan që ta përkrahin liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. /2L ONLINE/