Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste për RTK, e ka kritikuar rëndë qeverinë e tanishme pasi nuk ndërmori masat e duhura gjatë ndaljes së tij në Slloveni.
Haradinaj ka sqaruar se gjatë kohës sa ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës, prokurori i kësaj gjykate kishte deklaruar se nuk ka asnjë ndërhyrje apo pengim në rastin e dëshmitarit, në “Rastin Haradinaj”.
Ndërsa, ai ka thënë se ekziston një ligj e një rregull kur lënda procedohet dhe pastaj mbyllet.
Haradinaj nuk hezitoi t`i quajë “myrtyqypa” ata që menduan që ndalja e tij ishte e drejtë. Pasi sqaroi për lëndën, që siç tha ai, është “bluar” në Gjykatën e Hagës, ai ka deklaruar se ka dyfytyrësha, të cilët sa thonë duhet të pastrohet dikush, nuk e marrin parasysh këtë dhe sërish e endin.
Ramush Haradinaj, nuk u ndal me kaq, duke folur për Qeverinë e tanishme, koalicionin PDK-LDK, që sipas tij, kanë dy probleme, njëri është mosbesimi e tjetri mos guximi. Ai tha se mungesa e këtyre dyjave do ta fundosin vendin…
http://www.rtklive.com/?id=2&r=34660