“Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret dhe vlerëson vendimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.
“Hapja e zyrës është padyshim një nga vendimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveritë e Kosovës që nga paslufta. Sado që mund të duket simbolike, kjo zyre është fillim I veprimit institucional dhe shtetëror të Kosovës, sipas praktikave të shteteve me demokraci të zhvilluar, të cilat kujdesen institucionalisht për ruajtjen dhe zhvillimin e të drejtave të bashkëkombësve të tyre jashtë kufijve shtetërorë”, vlerëson Mustafa, transmeton 2LONLINE.com.
Ja postimi i tij i plotë:
HAPJA E ZYRËS SË LUGINËS NË QEVERI TË KOSOVËS, MUNDËSI PËR QASJE MË SERIOZE INSTITUCIONALE DHE SHTETËRORE
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret dhe vlerëson vendimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, falënderova sot përmes një bisede telefonike kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti për këtë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm drejt institucionalizimit të çështjes së Luginës së Preshevës nga Republika e Kosovës.
Hapja e zyrës është padyshim një nga vendimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveritë e Kosovës që nga paslufta. Sado që mund të duket simbolike, kjo zyre është fillim I veprimit institucional dhe shtetëror të Kosovës, sipas praktikave të shteteve me demokraci të zhvilluar, të cilat kujdesen institucionalisht për ruajtjen dhe zhvillimin e të drejtave të bashkëkombësve të tyre jashtë kufijve shtetërorë.
Urojmë që kjo zyre tanimë mënjanon politikat improvizuese qeveritare dhe fillon qasjen institucionale dhe shtetërore në koordinimin, adresimin dhe zgjidhjen e sfidave të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Ndërlidhja institucionale në mes të Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është jetike për shqiptarët e këtij rajoni.
Si pjesë e masave të domosdoshme të trajtimit programor e sistematik të çështjeve të shqiptarëve të Luginës ishte edhe kërkesat drejtuar nga kryeministrit Hoti, ku patëm kërkuar edhe hapjen e një zyre të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në kuadër të Kryeministrisë.
Urime Luginë!