/2L ONLINE/ – Është hapur sot Panairi Komunal i Prodhimeve Vendore, me ç’rast rreth 41 prodhues dhe zanatlinj të Kamenicës, kanë ekspozuar prodhimet e tyre në qendër të Kamenicës. Me këtë rast, kryetari i Komunës Begzad Sinani ka thënë se vitin e kaluar organizuan për herë të parë panairin dhe pas vlerësimeve të marra nga prodhuesit dhe qytetarët panairi do të jetë tradicional tash e tutje/
” Është një mundësi e mirë që qytetarët e komunës tonë të njihen me prodhuesit e komunës dhe të njejtën kohë edhe bizneset të promovojnë prodhimet e tyre, dua të falenderoj Ministrinë e Diasporës, Helvetas, KEP, Finca për kontributin e tyre në bashkëorganizimin e këtij panairi”ka thënë ai.
Panairi do të jetë i hapur sot dhe nesër dhe qytetarët do të kenë mundësi të njihen me prodhimet vendore komunale, në ditën e nesërme do të ketë aktivitete të ndryshme për nderë të ditës së Diasporës./2L ONLINE/