(2LONLINE) – Në ditëlindjen e 46-të është hapur ekspozita personale e pikorit Bujar Jakupi, në galerinë e qytetit në Gjilan. Kjo ekspozitë, e titulluar “Duke ndjekur ëndrrën”, përban 43 punime, dhe për organizimin e saj është përkujdesur familja piktorit Jakupi, në përkrahje të Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjilanit. Në këtë ngjarje nuk ka mundur të marrë pjesë piktori Jakupi, meqë vuan nga një sëmundje e rëndë.
Ndërkohë, të pranishëm ishin nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori Bujar Haziri, si dhe profesionit të lëmisë së pikturës e artdashës.
Këto punime janë vlerësuar lartë nga profesionistët e pikturës. Një fjalë rasti pati kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka falenderuar të gjithë që janë angazhuar rreth hapjes së ekspozitës, të cilët janë kujdesur që puna e Bujarit të dalë para publikut.
“Është një emocion i vecantë që të flasësh për mikun, kolegun dhe artistin e madh Bujar Jakupin, vepra e tij vazhdon te mbetet një vlerë e vecantë per artin tonë duke uruar qe Bujari të kthehet shumë shpejtë në mesin tone”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.
Fatmir Spahiu tha se është i pranishëm në përkrahje të Bujarit, i cili ka lënë një kujtim mjaft të mirë, si artist ishte i jashzakonshem, duke uruar që në të ardhmen e afërt të jetë sërish në mesin tonë dhe të sjellë vepra të tilla sic na ka sjellë deri më tani.
Rexhep Ferri e Esat Balla, kanë vlerësuar lartë veprimtarinë artistike të Bujar Jakupit, duke thënë se Bujari ka qenë student, kolegë dhe mik shume i mirë.
“Është e dhimbshme që Bujari nuk është në mesin tonë që ta gezojë këtë natë, por sikur që jeta , legjenda e vdekja janë gjysmë të vërteta, njashtu jemi dhe ne ketu. Krijimtarinë e Bujarit ne do ta ruajmë si kujtimin më të mire”, tha Ferri.
Jyksel Gjinolli, drejtoreshë e shkollës fillore “ Thimi Mitko”, ka vlerësuar gjithashtu krijimtarinë e Bujar Jakupit dhe në emër të kolektivit ka ndarë një mirënjohje për piktorin.
Në emër të familjës të pranishmit i ka pershendetur Leart Jakupi ( i biri i Bujar Jakupit) i cili falenderoi miqtë, dashamirët, komunitetin artistik si dhe institucionet për hapjen e ekspozitës, duke dëshiruar që në ekspozitat e radhës të jetë i pranishëm dhe vetë piktori.
Në emër të kryetarit të Komunës z.Lutfi Hazirit, u.d. i drejtorit të Kulturës, Bujar Haziri i ka ndarë një mirenjohje familjes Jakupi. /2lonline/